Sezoni turistik është mbyllur me një bilanc negativ të krahasueshëm me atë përpara viteve 2000.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në 3 muajt që kanë prurjen më të lartë të fluksit të turistëve në Shqipëri: Qershor, Korrik dhe Gusht numërohen afërisht 2 milionë e 600 mijë më pak turistë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar vendin tonë në 8 muaj të këtij viti është ulur me 63%, ndërsa vetëm për Gushtin, turizmit vendas i mungojnë afro 1 milion turistë.

Në këtë periudhë të pandemisë turizmi vendas është mbajtur në këmbë vetëm nga qytetarët brenda Shqipërisë, si dhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

Pavarësisht kësaj, të dhënat e INSTAT tregojnë një tablo të errët edhe për hyrjet nga këto shtete. Nga Kosova kanë hyrë 54% më pak turistë, nga Maqedonia e Veriut 40% më pak, dhe nga Greqia 76% më pak se një vit më parë.

Shumica e vizitorëve kanë zgjedhur të hyjnë në vendin tonë përmes pikave kufitare tokësore, ndërsa ardhjet nga deti dhe ajri janë ulur respektivisht me 75 dhe 60%.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/